Një tërmet prej 5.4 ballë godet Iranin
BKT
   Bota

Një tërmet prej 5.4 ballë godet Iranin

Irani është një nga vendet më aktive sizmike në botë, ku tërmetet ndodhin shpesh dhe janë shkatërrues.

Një tërmet me fuqi prej 5.4 ballë ka goditur sot pjesën juglindore të Iranit, raporton Anadolu Agency.

Sipas Qendrës Sizmologjike të Universitetit të Teheranit, tërmeti ndodhi në ora 11:10 të mëngjesit sipas kohës lokale në qytetin Faryab të provincës Kerman në një thellësi prej 14 kilometrave.

Nuk ka raportime për për viktima.

Irani është një nga vendet më aktive sizmike në botë, ku tërmetet ndodhin shpesh dhe janë shkatërrues.