09:40 / 27.03.2020
France: 365 të vdekur në 24 orët e fundit nga koronavirusi
Numri i të vdekurve në Francë nga koronavirusi ka shkuar në 1,696, pasi 365 persona kanë humbur jetën nga sëmundja në 24 orët e fundit.
Lajmin e konfirmoi ministri francez i Shëndetësisë, Jerome Salomo.
Në një konferencë për media, Salomon tha se numri i rasteve me Covid-19 në vend është rritur në 29,155.
Ai tha se 3,375 pacientë aktualisht po trajtohen nën kujdes intensiv, ndërsa 4,948 pacientë janë shëruar deri më tani.
Me 365 viktima, Franca sot arriti rekord me numrin më të lartë të vdekjeve në vend brenda një dite.Ndërkohë, sindikata policore Alternatif njoftoi se 257 policë kanë rezultuar pozitivë në testin për koronavirusin, ndërsa 10.131 pjesëtarë të policisë po mbahen në karantinë.























