Aplikacione që ju ndihmojnë me fëmijët në këto ditë izolimi

Aplikacione që ju ndihmojnë me fëmijët në këto ditë izolimi

Shkollat tashmë janë të mbyllura për shkak të gjendjes që ka krijuar koronavirusi i ri. Kështu prindërit janë të detyruar të punojnë nga shtëpia dhe të kujdesen për fëmijët e tyre njëkohësisht. Kjo është diçka e vështirë, por ka disa aplikacione që mund të ndihmojnë prindërit ndaj kësaj periudhe, duke i mbajtur fëmijët të përqendruar dhe njëkohësisht të mësojnë dhe të luajnë njëkohësisht.

Bedtime Math

Nëpërmjet këtij aplikacioni fëmijët mund të mësojnë matematikën duke u argëtuar. Ka rreth 1600 ushtrime në program të cilat janë të përshtatur që nga fëmijët e çerdheve dhe shkollës fillore. Një studim në vitin 2015 tregoi se ky aplikacion i bën fëmijët që përdorin këtë aplikacion kanë informacion matematikor më të shumtë se moshatarët e tyre.

Erase All Kittens
Mjetet më të mira të të mësuarit janë ato që u mësojnë fëmijëve aftësitë jetike pa i kuptuar ato. Programi është krijuar për fëmijët e moshës 8-13 vjeç, të cilët duhet të kalojnë një sërë sfidash për të shpëtuar kotelet. Në këtë lojë fëmijët duhet të llogarisin lëvizjet në mënyrë që asnjë nga kotelet të mos humbë.

Diary Zapp

Ky aplikacion interaktiv i ndihmon fëmijët të zhvillojnë aftësitë e tyre të të mësuarit, ndërsa shkruajnë duke përdorur imagjinatat dhe krijimtarinë e tyre. Sipas krijuesve të aplikacionit, kjo i ndihmon të rinjtë për të dokumentuar jetën e tyre të përditshme. Fëmijët mund të vizatojnë ose shkruajnë për ditët e tyre duke përdorur stilolapsa virtualë dhe kjo është një mënyrë shumë e mirë për të hequr stresin.

Caterpillar Creative Play
Të gjithë prindërit mund ta njohin librin e famshme të Eric Carle “Caterpillar”, nga i cili aplikacioni është frymëzuar. Kjo lojë do të inkurajojë fëmijët të vizatojnë, të pikturojnë, ngjyrosin dhe të krijojnë një sërë shkrimesh dhe pikturash. Është një version i programit PhotoShop, por i përshtatur për fëmijë.

Professor Astro Cat’s Solar System
Bazuar në serinë e librave të njohur të profesor Astro Cat, ky aplikacion i lejon fëmijëve të eksplorojnë sistemin diellor me ndihmën e një maceje që lëviz. Faktet magjepsëse të hapësirës janë të endura në një histori argëtuese që duket sikur po lexon një libër. Mund të jetë një aplikacion argëtues për të rritur edhe për fëmijët. Aplikacioni përmban ilustrime, animacione dhe kuice për të provuar sa keni mësuar gjatë rrugës.

Gus on the Go
Ky aplikacion bën që përdoruesit të mësojnë një gjuhë me ndihmën e një bufi të quajtur Gus. Aplikacioni ka 30 gjuhë të ndryshme dhe përdoruesit mund të përdorin grafika dhe animacione të ndryshme për të mësuar fjalë dhe fraza thelbësore në gjuhë të ndryshme, përfshirë edhe gjuhët që rrezikohen të zhduken. Lojëra dhe sfida të ndryshme lejojnë lojtarët të fitojnë trofe gjatë rrugës për t’i mbajtur ata të motivuar.