"Po përballemi me një valë të jashtëzakonshme përhapjeje të COVID-19"
BKT
   Bota

"Po përballemi me një valë të jashtëzakonshme përhapjeje të COVID-19"

Një valë jashtëzakonisht e madhe e pandemisë COVID-19 po mbërrin në disa rajone të Francës dhe do ta vendosë sistemin spitalor nën një stres paparë, paralajmëroi sot kryeministri francez, Edouard Philippe.

“Situata do të jetë shumë e vështirë në ditët në vijim dhe unë dua ta them qartë këtë”, deklaroi Philippe pas një vizite në një njësi menaxhimit të krizës në Ministrinë e Brendshme franceze.

Franca ka konfirmuar 29 155 infeksione koronavirus dhe 1 696 viktima.

Kreu i departamentit të urgjencës në një spital jashtë Parisit tha për gazetën e njohur franceze ”Le Monde” se nuk kishte shtretër të kujdesit intensiv në periferinë e varfër veriore dhe verilindore të kryeqytetit francez.

Ndërkohë, presidenti francez, Emmanuel Macron tha se ai kishte pasur një diskutim shumë të mirë me homologun amerikan, Donald Trump në lidhje me pandeminë.

“Në përgjigje të krizës COVID-19, ne jemi duke përgatitur me vendet e tjera një iniciativë të re të fortë në ditët në vijim”, deklaroi Macron./atsh/