Tajvan, konfirmohen 15 raste të reja me COVID-19
BKT
   Bota

Tajvan, konfirmohen 15 raste të reja me COVID-19

Që nga e premtja, Tajvani raportoi 267 raste me COVID-19, përfshirë dhe dy viktima. Tridhjetë nga pacientët e infektuar janë shëruar.

Ishulli me 23,8 milionë qytetarë, që në 19 mars ndaloi hyrjen e vizitorëve. Megjithatë, është vënë re një rritje e vazhdueshme e rasteve të importuara që nga mesi i marsit për shkak të kthimit të tajvanezëve, të cilët duhet të vendosen në karantinë të detyruar.

Sipas Qendrës së Komandave të Epidemisë (CECC), më shumë se 51 000 persona janë vendosur në karantinë ose izolim të detyrueshëm në shtëpi për 14 ditë. Qeveria po përdor gjithashtu një sistem elektronik monitorimi./atsh/