13:16 / 27.03.2020
Gjermani, Dhoma e Lartë e parlamentit miraton paketën e ndihmës
Dhoma e Lartë e parlamentit në Gjermani, Bundesrat, miratoi paketën gjithëpërfshirëse për të ndihmuar qytetarët dhe bizneset në vend të përballojnë krizën e koronavirusit.
Ajo përmban masa për të ndihmuar kompanitë, pë të ruajtur vendet e punës, mbështetur spitalet dhe për të ruajtur jetesën e qytetarëve dhe strehimin.
Paketa prej 156 miliardë eurosh është një veprim historik jashtë rregullave fiskale të mbajtura prej kohësh në vend.
Paketa e ndihmave u miratua në më pak se një javë, nën një procedurë të shpejtë u miratua të hënën nga kabineti qeveritar dhe të mërkurën nga Dhoma e Ulët e parlamentit./atsh/























