Rusi, punonjës të Kremlinit të infektuar me COVID-19
BKT
   Bota

Rusi, punonjës të Kremlinit të infektuar me COVID-19

"Në të vërtetë, rastet e koronavirusit janë regjistruar në administratë. Kjo është e vërtetë dhe po merren të gjitha masat e nevojshme sanitare dhe epidemiologjike për të parandaluar përhapjen e virusit më tej", tha zëdhënësi i Kremlinit.

Rusia sot bëri të ditur se ka disa raste me koronavirus në administratën presidenciale të vendit, por anëtarët e stafit të infektuar nuk kanë rënë në kontakt me presidentin, raporton Anadolu Agency.

"Në të vërtetë, rastet e koronavirusit janë regjistruar në administratë. Kjo është e vërtetë dhe po merren të gjitha masat e nevojshme sanitare dhe epidemiologjike për të parandaluar përhapjen e virusit më tej", tha zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov.

Numri i rasteve me koronavirus në Rusi ka arritur në 1.036, theksuan sot autoritetet.

Në përballjen me virusin, Rusia ndaloi hyrjen e shtetasve të huaj dhe anuloi të gjitha fluturimet ndërkombëtare.