16:00 / 27.03.2020
Numri i vdekjeve nga koronavirusi tejkalon shifrën 25.000 në mbarë botën
Numri i vdekjeve nga koronavirusi tejkalon shifrën 25.000 në mbarë botën, njofton Universiteti "Johns Hopkins" me qendër në SHBA.
Koronavirusi, i njohur zyrtarisht si COVID-19, u shfaq për herë të parë në Wuhan, Kinë, dhjetorin e kaluar dhe është përhapur në të paktën 167 vende dhe territore.
Organizata Botërore e Shëndetësisë e ka shpallur sëmundjen pandemi globale.























