OBSH: Në Afrikë situatë e vështirë nga COVID-19
BKT
   Bota

OBSH: Në Afrikë situatë e vështirë nga COVID-19

Situata e epidemisë së koronavirusit në Afrikë është shumë shqetësuese, ka një evolucion dramatik, me një rritje gjeografike të numrit të vendeve dhe gjithashtu në numrin e të infektuarve, është alarmi i ngritur nga drejtori rajonal i OBSH për Afrikën, Matshidiso Rebecca Moeti.

”Ka 39 vende me rreth 300 raste në ditë, gjithsej 2 234 raste”, shtoi ai, duke paralajmëruar se masat e izolimit janë të vështira për t’u miratuar.

OBSH thekson ”se në Afrikë ekziston një jetë shumë e vështirë e komunitetit. Ne duhet të gjejmë metoda të tjera higjienike për të minimizuar përhapjen”.