Vriten së paku 100 militantë në grupit Boko Haram në Nigeri
BKT
   Bota

Vriten së paku 100 militantë në grupit Boko Haram në Nigeri

Së paku 100 militantë të grupit Boko Haram janë vrarë gjatë operacioneve anti-terroriste të forcave nigeriane, thanë zyrtarët në Nigeri.

Shefi i operacioneve dhe trajnimeve ushtarake, Okon Udoh, tha se militantët u vranë gjatë ofensivës kundër Boko Haramit në provincën Borno.

Udoh tha se në një sulm të kryer nga grupi famëkeq të hënën u vranë 28 ushtarë dhe u plagosën 61 të tjerë, shkruan “Anadolu”, transmeton Gazeta Express.

Presidenti i Çadit, Idriss Deby Itno, tha të mërkurën se 92 ushtarë u vranë dhe 47 u plagosën në një sulm të Boko Haramit ndaj një baze ushtarake. Më vonë, shifra e viktimave shkoi në 98.

Grupi famëkesh e filloi një kryengritje të përgjakshme në vitin 2009 në pjesën verilindore të Nigerisë, por më vonë ajo u përhap edhe në Niger, Çad dhe Kamerun. Kjo gjë nxiti operacione ushtarake kundër grupit.

Më shumë se 30 mijë persona janë vrarë dhe rreth 3 milionë janë shpërngulur për një dekadë shkaku i dhunës së këtij grupi në Nigeri, sipas të dhënave të Kombeve të Bashkuara.