09:11 / 30.03.2020
Kinë, një tren pasagjerësh del nga shinat
Deri më tani nuk raportohet për viktima apo dëme.
Një tren pasagjerësh në provincën Huan të Kinës qendrore sot ka dalë nga shinat, raportojnë mediat lokale duke cituar zyrtarët, transmeton Anadolu Agency.
Agjencia shtetërore e lajmeve Xinhua raporton se treni ka dalë nga shinat në qytetin Chenzhou të qarkut Yongxing rreth mesditës.
Ekipet e kërkim-shpëtimit janë nisur drejt vendngjarjes, deri më tani nuk raportohet për viktima apo dëme.























