Këshilltarja e kryeministrit izraelit infektohet me COVID-19
BKT
   Bota

Këshilltarja e kryeministrit izraelit infektohet me COVID-19

Rivka Paluch ka rezultuar të jetë pozitive në koronavirusin e ri.

Këshilltarja e kryeministrit izraelit Benjamin Netanyahu, Rivka Paluch, ka rezultuar të jetë pozitive në koronavirusin e ri (COVID-19), transmeton Anadolu Agency.

Sipas lajmit të Kanalit 12, testi i këshilltares së Netanyahut për parlamentin, Paluch, ka rezultuar pozitiv.

Nuk u dha informacion i detajuar rreth gjendjes shëndetësore të saj.

Sipas të dhënave zyrtare të fundit, numri i rasteve me koronavirus në vend është 4.247.