Një mijë të vdekur nga koronavirusi në Nju Jork
Vetëm një muaj pas rastit të parë me koronavirus numri i viktimave në Nju Jork ka shkuar në 1000. Ndërsa rastet rritën në mënyrë të ndjeshme.
Vetëm në 24 orë në Nju Jork humbën jetën 237 persona. Ndërkohë guvernatori Andreë Cuomo bëri thirrje që qytetarët të bëjnë kujdes për të parandaluar përhapjen e koronavirusit.
Rasti i parë me COVID-19 në këtë shtet është zbuluar në 1 mars nga një punëtor të kujdesit shëndetësor i cili ishte kthyer nga Irani.
Kryetari i Bashkisë së Nju Jorkut Bill de Blasio tha se ai i ka kërkuar qeverisë federale të dërgojë 400 ventilatorë të tjerë në spitalet e qytetit deri të Mërkurën.
Nderkohe në gjithe Shtetet e Bashkuara, numri i të vdekurve nga koronavirusi vazhdon të rritet me shpejtësi dhe ka arritur në rreth 2500, me rreth 140 mijë të testuar pozitivë.























