10:57 / 30.03.2020
Numri i të infektuarve në Gjermani arrin në mbi 57,000
Agjencia e Shëndetit Publik të Gjermanisë ka njoftuar se në këtë shtet janë regjistruar 66 viktima nga dje prej Koronavirusit.
.Landi jugor i Bavarisë, ku sëmundja është shfaqur për herë të parë në Gjermani, ka numrin më të madh të rasteve.
Numri aktual i viktimave është 455.
Gjermania është vendi i pestë në botë me numrin më të madh të të infektuarve.
Para saj vijnë: Shtetet e Bashkuara, Italia, Kina dhe Spanja.
Edhe kancelarja gjermane, Angela Merkel, është testuar për koronavirus, por ajo ka dalë negative.























