Guatemala, rreth 700 europianë kthehen në vendet e tyre

Guatemala, rreth 700 europianë kthehen në vendet e tyre

Rreth 700 europianë filluan dje të linin Guatemalën me fluturimin e pare prej 250 personash, për shkak të pandemisë së koronavirusit.

Ambasadori i Gjermanisë në Guatemala, Harald Klein theksoi për shtypin se fluturimi i pare carter kishte lënë vendin në orët e para të mëngjesit që nga aeroporti ndërkombëtar “Aurora” në drejtim të disa vendeve europiane, përfshirë Gjermaninë.

Në bord ndodheshin 210 gjermanë, 16 italianë dhe shtetas të tjerë europianë të bllokuar në Guatemala që prej shtrëngimit të kufizimeve të vendosura nga qeveria e presidentit, Alejandro Giammattei./atsh/