Koreja e Jugut, regjistrohen 78 raste të reja me koronavirus
Sharr Travel

Koreja e Jugut, regjistrohen 78 raste të reja me koronavirus

Koreja e Jugut raportoi sot 78 raste të reja me koronavirus dhe numri i pacientëve që u shëruan plotësisht nga COVID-19 u rrit me 195 në 5 222.

Qendrat Koreane për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve (KCDC) gjithashtu regjistruan gjashtë viktima të reja nga koronavirusi, duke e çuar numrin e viktimave në 158 nga 9 661 infeksione totale.

Nga rastet e reja, 16 u zbuluan në Seul dhe 14 në Daegu, ky i fundit një nga vendet me 6 624 raste të regjistruara

Të dhënat e reja shënuan një trend të vazhdueshëm të rritjes dhe rënies së numrave ditët e fundit, me 105 raste të reja të raportuara dje, pas 146 rasteve të reja të shtunën dhe 91 të premten./atsh/