Çfarë nuk duhet të hamë në mëngjes me stomakun bosh

Çfarë nuk duhet të hamë në mëngjes me stomakun bosh

Kos, nje filxhan çaj apo leng portokalli, keto duket se janë ushqimet kryesore të vaktit të mëngjesit, por, faktikisht një pjesë e mirë e tyre mund ta dëmtojnnë stomakun bosh në mëngjes.

1-Karamelet.. Ngrënia e tyre në mëngjes rrit ndjeshëm nivelin e sheqerit në sasi të bollshme. Më kalimin e kohës kjo do të shkaktojë diabetin.

2-Kosi dhe nënproduktet e tjera të qumështit..Nëse hani kos kur e keni totalisht stomakun bosh atëherë acidi hidroklorik I formuar në stomak, do të vrasi bakteret laktike. Kështu që përdorimi I nënëprodukteve të qumështit në mëngjes ka pak benefite për trupin tuaj.

3-Dardha.. Fibrat përbërëse të dardhas mund të dëmtojnë membranën mukotike të stomakut nëse jemi ende pa ushqim.

4-Domatet- Bëjnë pjesë te ushqimet e ndaluara në mëngjes pasi kanë një nivel të lartë të acidit tanik I cili rrit ndjeshëm nivelin e aciditetit të stomakut. Kjo gjendje mund të shkaktojë dhe ulcër gastrike.

5- Kastraveci dhe perimet e tjera të gjelbërta..Perimet e gjelbërta janë të pasura me amino acide. Konsumimi I tyre me në stomak bosh do të shkaktonte djegje në zemer, dhembje të muskujve abdominal.