Gjermania raporton 120 vdekje të reja nga koronavirusi

Gjermania raporton 120 vdekje të reja nga koronavirusi

Numri i rasteve të konfirmuara rritet në 62,435 me 6996 raste të reja në 24 orët e fundit.

Numri i vdekjeve nga koronavirusi në Gjermani është rritur në 541 të hënën, me 120 vdekje të reja në 24 orët e fundit, sipas shifrave të publikuara nga autoritetet lokale të shëndetësisë, raporton Anadolu Agency.

Uebfaqja me qendër në Berlin, Coronavirus-Monitor, që përpilon përditësimin e numrave nga autoritetet lokale të shëndetësisë, ka raportuar 6.996 raste të reja, duke sjellë numrin e përgjithshëm të infektuarve në 62.435.

Më shumë se 10,500 njerëz raportohet se janë shëruar nga virusi.

Gjermania është vendi i tretë më i prekur nga pandemia e koronavirusit në Evropë, por numri i të vdekurve të tij mbeti më i ulët se dy vendet më të goditura, Italia dhe Spanja.

Shumica e të infektuarve në Gjermani janë njerëz të rinj dhe të moshës së mesme, sipas një raporti të publikuar nga Instituti Robert Koch të dielën.

Më shumë se 75 për qind e atyre që diagnostikohen me koronavirus janë të moshës midis 15 dhe 59 vjeç, ndërsa 22 për qind janë 60 vjeç dhe më të vjetër.

Koronavirusi i ri, i njohur si COVID-19 u zbulua së pari në Wuhan të Kinës dhjetorin e kaluar. Aktualisht ka rreth 725,000 raste në të gjithë botën, me mbi 34,000 të vdekur dhe me mbi 152.300 të shëruar, sipas Universitetit Johns Hopkins me qendër në SHBA.

Përkundër ashpërsisë së virusit, shumica e njerëzve pësojnë simptoma të buta dhe shërohen.