Vitamina në kavanoz- largojnë lodhjen, përmirësojnë imunitetin

Vitamina në kavanoz- largojnë lodhjen, përmirësojnë imunitetin

Me këtë “bombë vitaminoze” pasurojeni menynë tuaj e parandalojini virusët.

Përbërësit:

4 rrepë e kuqe

4 karrota

3 molla

1 selino

1 limon

Lëngu I 2 limonëve

6 lugë gjelle mjaltë

Udhëzimet:

Rrepën, mollën e selinon qërojini. Karrotat grijini në shirita, limonin lajeni e pastaj të gjitha këto bluajini imët.

Shtoni edhe lëngun e dy limonëve dhe mjaltën.

Në fund përziejini mirë e zbrazini në kavanozë qelqi.

Ruajini në një vend të ftohtë ose më së mirin ë frigorifer.

Nga përbërësit e mësipërm do të fitoni dy kavanozë me këtë bombë vitaminoze e cila përmban shumë vitamina, që ndihmojnë imunitetin, largojnë lodhjen dhe përmirësojnë pasqyrën e gjakut.

Përdoreni 3 herë në ditë, gjysmë ore para ushqimi nga një lugë plot me këtë përzierje të shëndetshme frutash e perimesh./meshije/