Izrael, 16 të vdekur nga koronavirusi
Sharr Travel

Izrael, 16 të vdekur nga koronavirusi

Ministria izraelite e Shëndetësisë njoftoi se janë konfirmuar 4.347 raste të infektimi.

Si pasojë e koronavirusit të ri në Izrael kanë vdekur 16 persona, raporton Anadolu Agency.

Në njoftimin e Ministrisë së Shëndetësisë theksojnë se ka vdekur një pacient 58 vjeçar i cili u konfirmua me infektimin e koronavirusit të ri.

Mediat izraelite lajmërojnë se personi në fjalë ishte hospitalizuar në spital jo shumë larg Tel Avivit dhe ndërroi jetë sot në mëngjes.

Me këtë numri i të vdekurve nga COVID-19 në Izrael është rritur në 16.

Ministria e Shëndetësisë më herët njoftoi se janë konfirmuar 4.347 raste të infektimit. Rasti i parë i vdekjes në këtë vend, që lidhet me llojin e ri të koronavirusit është evidentuar më 20 mars.