Trump – Putin diskutojnë për koronavirusin

Trump – Putin diskutojnë për koronavirusin

Dy udhëheqësit shprehën shqetësim serioz për përhapjen e përshpejtuar globale të koronavirusit dhe informuan njëri-tjetrin për masat që po merren në vendet e tyre.

Presidenti i SHBA-së Donald Trump dhe homologu i tij rus, Vladimir Putin, kanë diskutuar sot përmes telefonit për bashkëpunimin në luftën kundër pandemisë së koronavirusit, si dhe gjendjes së tregut botëror të naftës, njofton Kremlini.

Në deklaratë thuhet se të dy udhëheqësit shprehën shqetësim serioz për përhapjen e përshpejtuar globale të koronavirusit dhe informuan njëri-tjetrin për masat që po merren në vendet e tyre.