Infermierët në Nju Jork po paguhen tri herë më shumë
Nju Jorku, epiqendra e pandemisë në SHBA, ka nevojë për infermierë.
Numri i infermierëve i cili po i nevojitet vendit janë tre mijë, të cilëve po iu ofron paga tri herë më të larta sesa paga standarde, raportojnë mediet e huaja, transmeton lajmi.net.
Qindra infermierë nga rajone të Shteteve të Bashkuara po zhvendosen në nju Jork.
Deri më tani, në Nju Jork 30 mijë janë infektuar dhe 672 kanë vdekur nga COVID-19.
Sipas shefit të agjencisë për punësim, Michael Facia, ky numër prej 3 mijë infermiereve dhe teknikëve do të ishte i mjaftueshëm që të përmbushen kapacitetet në katër spitalet e Nju Jorkut.
“Kam biseduar me infermieret në jug të vendit. Ato fitonin 29 dollarë në orë. Me një fjalë ato më thonë, duhet ta bëjmë këtë për familjen. Një 34-vjeçare nga Miami, më tha se është dashur ta vozit veturën për më shumë se 24 orë për të mbërritur”, ka shtuar Facio.
Mediet e huaja kanë raportuar se sistemi shëndetësor në spitalet e Nju Jorkut është afër kolapsit.























