Kreu i Emergjencës Shëndetësore në Spanjë rezulton pozitiv me COVID-19
Kreu i Shtabit të Emergjencave Shëndetësore në Spanjë, Fernando Simon rezultoi pozitiv ndaj testeve të koronavirusit ditën e djeshme.
Ndërkohë numri i të infektuarve në vend ka kaluar dhe atë të Kinës me 85m,195 në total.
Fernando Simon ka qenë në krye të drejtimit të grupeve të punës në luftën kundër COVID-19 dhe ka qenë në kontakt të vazhdueshëm me Presidentin e vendit Pedro Sanchez.
Spanja është vendi i tretë që ka kaluar Kinën për sa i përket numrit të të infektuarve pas Italisë dhe ShBA-së, kjo e fundit që renditet në vendin e parë.
Simon nuk do të jetë më në krye të Shtabit të Emergjencave Shëndetësore pasi do të mbahet në karantinë.
Vlen për tu theksuar se prej këtij shtabi janë regjistruar 12,298 punonjës e mjekë të infektuar.
Deri më tani numri i viktimave në Spanjë është 7340 ku vetëm brenda 24 orëve janë regjistruar 812 vdekje.























