Izrael, numri i të vdekurve nga COVID-19 rritet në 18

Izrael, numri i të vdekurve nga COVID-19 rritet në 18

Sipas raportit të Ministrisë, sot janë regjistruar 136 të sapo të infektuar, me çka momentalisht numri i përgjithshëm i rasteve pozitive me koronavirus në Izrael është 4.831 persona.

Edhe tre persona kanë vdekur në Izrael si pasojë e infektimit nga koronavirusi i ri (COVID-19), numri i të cilëve është rritur në 18, njoftoi Ministria e Shëndetësisë së këtij vendi, raporton Anadolu Agency.

Sipas raportit të Ministrisë, sot janë regjistruar 136 të sapo të infektuar, me çka momentalisht numri i përgjithshëm i rasteve pozitive me koronavirus në Izrael është 4.831 persona. 

Në gjendje kritike janë 83 pacientë, ndërsa 163 persona janë kuruar nga sëmundja.

Në bazë të masave për shkatërrimin e virusit, në Izrael janë mbyllur shkollat, janë ndaluar edhe të gjitha tubimet në hapësirat publike, të hapura ose të mbyllura me më shumë se 10 persona. 

Gjitha punonjësit tregtarë, krahas supermarketëve, barnatoret, pompat e benzinës dhe bankat, po ashtu janë të mbyllura nga 15 marsi.

Tel Avivi zyrtar ka ndaluar hyrjen e shtetasve të huaj në vend, përveç atyre me vendqëndrim në Izrael.

Në botë deri sot 786.000 persona janë të sëmurë nga COVID-19, ndërsa kanë vdekur më shumë se 37.800 persona.