Itali, mbi 11,500 viktima dhe afro 102 mijë të prekur

Itali, mbi 11,500 viktima dhe afro 102 mijë të prekur

Teksa Italia regjistron një bilanc tragjik me 11,591 viktima dhe 101,739 të prekur nga pandemia Covid-19, sot flamujt e vendit fqinj, në të gjitha zyrat publike do të ulen në gjysmë shtizë.

Ulja e tyre vjen si një shenjë zie dhe afërsie pranë familjarëve të viktimave nga koronavirusi dhe si shenjë e pjesëmarrjes kolektive në ngushëllimet e komuniteteve më të prekura.

View image on Twitter