Tre në katër amerikanë po përballen me ndonjë formë të izolimit

Tre në katër amerikanë po përballen me ndonjë formë të izolimit

Rreth tre në katër amerikanë tani janë, apo do të jenë pjesë e ndonjë forme të izolimit, teksa më shumë shtete ashpërsojnë masat për të luftuar koronavirusin.

Merrilland, Virxhinia, Arizona dhe Tenesi janë shtetet e fundit që u kanë kërkuar shtetasve të vet që të qëndrojnë nëpër shtëpi, që nënkupton se 32 nga 50 shtetet amerikane kanë marrë hapa të tillë.

Ndërkohë guvernatorët e këtyre vendeve janë duke pasur mospajtime me presidentin amerikan, Donald Trump për qasjen në teste për këtë virus.

Shtetet e Bashkuara tani kanë më shumë se 163,000 persona të infektuar dhe 3,000 të vdekur si pasojë e sëmundjes Covid-19, që shkakton koronavirusi.

Nju Jorku është prekur më së keqi nga kjo sëmundje me 914 viktima, sipas të dhënave të Universitetit Johns Hopkins.

Javën e kaluar SHBA-ja është kthyer në vendin me më së shumti të infektuar duke kaluar edhe Italinë dhe Kinën.