Delikatesë dhe ëmbëlsi në kushtet e shtëpisë
Përgatitja e biskotave me arra krejt lehtë në shtëpi
Përbërësit
Për brumin
1 filxhan e gjysmë çaji me arra të bluara imët
3 të verdha vezësh
¾ e një filxhani çaji me sheqer
Pak vanilje
1 lugë e vogël me sodë
Një lugë gjelle me ujë
Për në fund
Një lugë gjelle ujë mineral
1 e verdhë veze
Thelpinj të plotë arrash për dekorim
Përgatitja
Si fillim ngrohni furrën me temperaturë mesatare.
Në një tas mesatar përzjeni të gjithë përbërësit, arrat e bluara, të verdhat e vezëve, sheqerin, vaniljen, lugën e ujit dhe sodën.
Përzjeini mirë dhe fortë derisa masa të bëhet e njëtrajtshme.
Më pas, shtroni në një tavë një letër pjekjeje. Përmes një luge merrni brumë nga masa e përgatitur e amaretave dhe vendoseni në formën e topthave në tavë.
Brumi i biskotave duhet vendosur dy centimetra larg njeri tjetrit.
Nga ana tjetër, në një tas të vogël përmes një piruni, rrihni të verdhën tjetër të vezës dhe lugën e ujit.
Vendosni nga një thelpi të plotë are në secilën prej biskotave dhe më pas përmes një furçe gatimi lyejeni me të verdhën e vezës.
Piqini në temperaturë mesatare përreth 20 minuta.
Pasi të jenë pjekur, biskotat do të jenë të buta, por sapo të ftohen ato të forcohen dhe të bëhen krokante./AgroWeb/























