Pashteta nga pemët arrore
Sharr Travel

Pashteta nga pemët arrore

Nëse agjëroni apo kujdeseni për ushqim të shëndetshëm, kjo pashtetë është për ju

A keni menduar të bëni ndonjëherë pashtetë në shtëpi? Nëse po, ne kemi një recetë të përshtatshme për ju.

Përbërësit: Fara luledielli, qiqrat, arrat, lajthitë, tahini, kripa, erëza sipas dëshirës, panxhari i kuq, karota, uji…

Përgatiten tri lloje pashtetash. Për secilin lloj ndani nga një filxhan qiqra të ziera.

Një pjesë të lajthive piqni pak, pastaj bluani. Bluani edhe arrat, pastaj edhe qiqrat.

Panxharin e kuq zieni, pastrojeni dhe priteni imët, pastaj bluajeni në blender.

Pastaj përzieni: tahinin, pak ujë të nxehtë, qiqrat, farat e bluara të lulediellit, lajthitë, arrat…

Të gjitha gatuani, duke shtuar kohë pas kohe ujë (bën edhe vaj, nëse agjërimi nuk bëhet me ujë).

Shtoni erëzat dhe kripën.

Pashtetën me ngjyrë tjetër do ta kemi kur në tretjen themelore shtojmë panxharin e kuq. Ndërkaq ngjyrën e tretë, nëse i shtojmë karotën.