Belgjikë,12-vjeçarja vdes nga koronavirusi
Sharr Travel

Belgjikë,12-vjeçarja vdes nga koronavirusi

Një vajzë 12-vjeçare nga Belgjika është kthyer në personin më të ri në Evropë, që ka vdekur pas infektimit me koronavirus, transmeton SkyNews.

Autoritetet në Belgjikë kanë thënë se fëmija deri më tani është personi më i ri, në mesin e mbi 700 viktimave që janë regjistruar në këtë shtet.

Zëdhënësi i qendrës për kriza kombëtare, Emmanuel Andre ka thënë se ky është “një moment emocionalisht i vështirë, sepse përfshin një fëmijë por edhe pas shqetësimit që ka krijuar në komunitetin mjekësor dhe atë shkencor”.

Ende nuk është bërë e ditur nëse vajza ka pasur probleme paraprake shëndetësore.

Andre ka thënë se 98 persona kanë vdekur nga sëmundja Covid-19, që shkakton koronavirusi në 24 orët e fundit, duke e dërguar në 705 numrin e të infektuarve në vendin me 11.5 milionë banorë.

Deri më tani është raportuar për 12,705 persona të infektua r me këtë sëmundje në Belgjikë.