Trump dhe Putin diskutojnë për situatën në tregun e naftës

Trump dhe Putin diskutojnë për situatën në tregun e naftës

Presidenti amerikan, Donald Trump dhe homologu i tij rus, Vladimir Putin, zhvilluan një bisedë telefonike gjatë së cilës u pajtuan se situata në tregjet e naftës nuk është në favorin të asnjërit vend.

Kremlini zyrtar njoftoi se të dy presidentët ranë dakord që zyrtarët rusë dhe ata amerikanë të energjisë, të vazhdojnë diskutimet për situatën e krijuar pas uljes së çmimit të naftës në nivel global, transmeton REL.

Në këtë drejtim, presidenti Trump, të hënën, e ka quajtur si “çmenduri” luftën e çmimeve mes Rusisë dhe Arabisë Saudite.

"Padyshim, ka një pajtim se situata aktuale e tregut të naftës nuk është në interes të vendeve tona", tha zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov.

Peskov nuk pranoi të komentojë, kur u pyet, nëse të dy udhëheqësit kishin diskutuar për Arabinë Saudite gjatë telefonatës së tyre.