Afër 500 të vdekur brenda 24 orëve në Francë nga coronavirusi
BKT
   Bota

Afër 500 të vdekur brenda 24 orëve në Francë nga coronavirusi

Franca ka konfirmuar 499 vdekje të reja nga coronavirusi në 24 orët e fundit, duke e çuar numrin total në 3,523.

Sipas autoriteteve kjo është rritja më e lartë e vdekjeve ditore që nga fillimi i përhapjes së virusit.

Realizoni në IFJB CAPITAL pagesat për internet dhe tv kanale të operatorit TELKOS LLC pa provizion

E SPONSORUARKLIKO KËTU

Drejtori i agjencisë shëndetësore, Jerome Salomon, tha në një konferencë për shtyp se numri i rasteve ishte rritur në 52,128, ndërsa 5,565 prej tyre gjenden në kujdesin intensiv.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, Franca është një nga pesë vendet që ka tejkaluar pragun e 3,000 vdekjeve, përfshirë Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Kinën, Italinë dhe Spanjën.

Raportohet se vendi nuk është duke numëruar vdekjet jashtë spitaleve, kështu që numri i përgjithshëm i viktimave mund të jetë potencialisht më i lartë.