09:30 / 01.04.2020
Ndërron jetë nga Covid-19 një 13-vjeçar pa asnjë sëmundje tjetër në Britani
Një 13-vjeçar është viktima më e re nga pandemia e koronavirusit në Britaninë e Madhe që deri tani iu ka marrë jetën mijëra personave.
Ismail Mohamed Abdulwahab nga Brixton ndërroi jetë në spitalin e Londrës “King College” me familjarët që nuk u lejuan ta vizitonin nga frika e infektimit me virusin vdekjeprurës. Sipas të dhënave paraprake i mituri nuk vuante nga ndonjë sëmundje tjetër që mund të ketë përkeqësuar shëndetin e tij.























