RD e Kongos zotohet për ujë dhe energji elektrike falas si masë kundër COVI
BKT
   Bota

RD e Kongos zotohet për ujë dhe energji elektrike falas si masë kundër COVI

"Masa është marrë me qëllim të zvogëlimit të shpenzimeve shtëpiake gjatë kësaj periudhe me COVID-19", tha zëvendësministri i burimeve hidraulike dhe energjisë elektrike, Papy Pungu.

Republika Demokratike e Kongos (DRC) për dy muajt e ardhshëm do të sigurojë ujë dhe energji elektrike falas në të gjithë vendin, theksuan zyrtarët, raporton Anadolu Agency.

"Masa është marrë me qëllim të zvogëlimit të shpenzimeve shtëpiake gjatë kësaj periudhe me COVID-19", tha zëvendësministri i burimeve hidraulike dhe energjisë elektrike, Papy Pungu.

Ndërmarrja Kombëtare e Energjisë Elektrike (SNEL) dhe kompania e furnizimit me ujë Regie de Distribution d'Eau (REGIDESO) konfirmuan se janë takuar me zyrtarë qeveritarë dhe janë dakorduar për sugjerimin e sigurimit të ujit dhe energjisë elektrike falas në të gjithë vendin për dy muajt e ardhshëm.

Clement Mubiayi, kryeshefi ekzekutiv i REGIDESO, tha: "Ne do të bëjmë gjithçka që është e mundur për të furnizuar me ujë dhe energji elektrike falas pasi qeveria ka premtuar të na kompensojë".

Jean-Bosco Kayombo, CEO i SNEL-së, tha se në mesin e përfituesve të ujit dhe energjisë elektrike të lirë janë familjet dhe ndërmarrjet e vogla dhe të mesme të goditur nga masat e marra për të frenuar përhapjen e koronavirusit.

Pecos Alube, një tregtar në provincën Ituri, tha se është i kënaqur me vendimin e qeverisë.