Pakistan, numri i të infektuarve me COVID-19 mbi 2.000

Pakistan, numri i të infektuarve me COVID-19 mbi 2.000

Autoritetet shëndetësore pakistaneze thonë se numri i rasteve të vdekjes është rritur në 26, ndërsa 12 pacientë janë në gjendje kritike.

Numri i rasteve të konfirmuar me COVID-19 në Pakistan është rritur në 2.007 me mbi 150 raste të reja në 24 orët e fundit, transmeton Anadolu Agency.

Numri i rasteve të vdekjes në vend është rritur në 26, ndërsa 12 pacientë janë në gjendje kritike.

Sipas Ministrisë Federale të Shëndetësisë, më të prekura janë provincat Punjab dhe Sindh, me 708 dhe 676 raste të konfirmuara, ndërsa 58 raste janë konfirmuar në kryeqytetin Islamabad.

Mbi 80 për qind e rasteve të konfirmuara së fundmi janë kthyer nga Irani apo Arabia Saudite.

Nga ministria thonë se deri më tani 58 pacientë janë shëruar dhe janë lëshuar nga spitalet.

Në ndërkohë, bllokimi në nivel kombëtar ka hyrë në ditën e 10-të, duke detyruar miliona njerëz të qëndrojnë në shtëpi.

Qeveria ka stacionuar trupat e ushtrisë në të gjitha qytetet më të mëdha në vend për të ndihmuar qeveritë rajonale dhe për të siguruar bllokimin.

Njerëzve u lejohet të dalin nga shtëpi për të blerë produkte ushqimore dhe për vizita urgjente në spital.

Pasi për herë të parë u shfaq dhjetorin e kaluar në Wuhan të Kinës, koronavirusi është përhapur në të paktën 179 vende dhe territore.