Rritet në 10 numri i rasteve me koronavirus në Libi

Rritet në 10 numri i rasteve me koronavirus në Libi

Qendra kombëtare kundër sëmundjeve në Libi ka regjistruar dy raste të reja të infeksioneve.

Autoritetet shëndetësore në Libi kanë njoftuar se numri i rasteve të konfirmuara me koronavirus në Libi është rritur në 10, me konfirmimin e dy pacientëve të rinj, transmeton Anadolu Agency.

Qendra kombëtare kundër sëmundjeve në Libi nëpërmjet rrjeteve sociale ka njoftuar se gjatë testimit të 11 mostrave, dy kanë rezultuar pozitiv në COVID-19.

Më 24 mars, në Libinë e shkatërruar nga lufta u regjistrua rasti i parë i koronavirusit. Më pas, autoritetet libiane ndaluan udhëtimet mes qyteteve për të frenuar përhapjen e virusit.

Kombet e Bashkuara (OKB) ka kërkuar pezullim të armiqësive në Libi për të ndihmuar përpjekjet për të ndaluar përhapjen e koronavirusit.

Që nga rrëzimi i sundimtarit Muammar Gaddafi në vitin 2011, në Libi janë shfaqur dy qeveri rivale, kryekomandanti Haftar me qendër në lindje të Libisë, i mbështetur kryesisht nga Egjipti dhe Emiratet e Bashkuara Arabe (EBA) dhe Qeveria e Pajtimit Kombëtar (GNA) me qendër në Tripoli, e cila gëzon njohjen e OKB-së dhe atë ndërkombëtare.

Qeveria legjitime e Libisë është sulmuar nga forcat e Haftar-it që nga prilli i kaluar dhe mbi 1.000 persona janë vrarë në dhunë.

Përpjekjet ndërkombëtare për të zbatuar armëpushimin javëve të fundit ishin të pasuksesshme për shkak të shkeljeve të vazhdueshme nga forcat e Haftar-it.