Belgjikë, rritet në rreth 14 mijë numri i rasteve me Covid-19

Belgjikë, rritet në rreth 14 mijë numri i rasteve me Covid-19

Qendra e Krizës në Belgjikë ka njoftuar se në 24 orët e fundit në vend janë shtruar në spital 560 persona, duke e çuar në 4.995 numrin e personave të hospitalizuar.

Me 1.189 raste të reja në Belgjikë është rritur në rreth 14 mijë numri i rasteve me koronavirusin e ri (Covid-19), ndërsa me 123 vdekje të reja numri i të vdekurve është rritur në 828, transmeton Anadolu Agency.

Qendra e Krizës në Belgjikë ka njoftuar se në 24 orët e fundit në vend janë shtruar në spital 560 persona, duke e çuar në 4.995 numrin e personave të hospitalizuar.

Në deklaratë thuhet se numri i të prekurve me Covid-19 me 1.189 raste të reja është rritur në 13.964 ndërsa me 123 vdekje të reja numri i të vdekurve është rritur në 828.

Theksohet se 93 për qind e personave që kanë humbur jetën nga koronavirusi janë në moshën 65 vjeç e më lartë.

Ndërkohë, punonjësit në disa supermarkete në Bruksel kanë hyrë në grevë me kërkesën për përmirësimin e pagave dhe të drejtave të tyre sociale.

Sindikatat në të cilat punonjësit në fjalë janë të lidhur, thuhet se i shohin si të pamjaftueshme dëmshpërblimet për Covid-19 të propozuara nga drejtuesit e supermarketeve.