Brownies me çokollatë
Sharr Travel

Brownies me çokollatë

Përbërësit

Përbërësit
170 gr gjalpë

370 gr çokollatë

250 gr sheqer

4 vezë të vogla

180 gr miell të situr

50 gr kakao

1 bustinë vanilje

Sigurohuni që vezët të jenë në temperaturën e dhomës kur t’i vendosni në gatim, në mënyrë që brownies të jenë të buta dhe të piqen në mënyrë të barabartë. Nëse harroni t’i nxirrni vezët një orë më parë, lërini në një tas me ujë të ngrohtë për rreth 15 minuta.
Vendoseni tavën me brownie në qendër të furrës dhe prisni derisa furra të jetë tërësisht e ngrohur.

Udhëzimet

1 Ngrohim furrën në temperaturën 180 gradë.

2 Vendosim 170 gr gjalpë dhe 250 gr çokollatë në një enë si për banjomari.

3 Pëziejmë përbërësit derisa të jenë shkrirë plotësisht. Shtojmë sheqerin duke e përzier shumë mirë.

4 Shtojmë vezët, vaniljen, miellin dhe kakaon. Përziejmë vazhdimisht dhe në fund shtojmë çokollatën e mbetur në copa.

5 Në një tavë shtrojmë letër furre dhe bëjmë mbushjen me brownie. I vendosim në furrë dhe i pjekim për 25 minuta.

6 Pas pjekjes i lëmë të ftohen pak dhe më pas i shërbejmë.