Putini çdo ditë bën test nëse është infektuar nga virusi korona

Putini çdo ditë bën test nëse është infektuar nga virusi korona

“Presidenti i Rusisë Vladimir Putin çdo ditë bën test nëse është infektuar nga virusi korona”, ka thënë Protsenko Dmitry Peskov, zëdhënës i Putinit.

“Putinin e ka përfshirë paniku lidhur me faktin nëse është infektuar me COVID-19.  Ai më 24 mars ishte për vizitë në një spital në fshatin Komunarka të Moskës ku po trajtoheshin të infektuarit”, ka thënë  ai, transmeton media ruse tvrain.ru.

Gjersa, Rusia është akuzuar nga Bashkimi Evropian për shpërndarje qëllimkeqe te dezinformacionit lidhur me virusin korina, vet Putini ka rënë pre e virusit.

Frika e Putinit ka ardhur nga fakti se mjeku i cili e shoqëroi atë në vizitën e 24 marsit, është infektuar vet. Madje, rusët po përpiqeshin që ta mbanin të fshehur këtë, porse lajmi megjithatë shpërtheu. Ndërkohë, vet mjeku Denis Pritsenko që doli në pamje televizive me Putinin, u detyrua ta pranojë në profilin e tij në Facebook se është infektuar me COVID-19.

“Të dashur miq, që më keni prekur shumë me shqetësimin tuaj! Po, kam një test pozitiv, por ndjehem shumë mirë. Unë jam në zyrën time me të gjitha kushtet për punë në distancë, menaxhim dhe këshilla mjekësore”, ka thënë doktor Protsenko.