Apple është e vendosur ta lansojë gjatë vjeshtës iPhone 12
Sharr Travel

Apple është e vendosur ta lansojë gjatë vjeshtës iPhone 12

Apple është e vendosur që ta lansojë gjatë vjeshtës iPhone 12, ashtu siç edhe e kishte paraparë, megjithëse ka probleme me furnizimin me pjesët e duhura për prodhim.

Kjo është bërë si pasojë e shpërthimit të coronavirusit dhe ndërprerjes së prodhimit, gjë që e ka detyruar edhe Apple të ndalojë prodhimin, për shkak të furnizimit me pjesë dhe materiale të nevojshme.

Burime të afërta me Apple, kanë bërë të ditur për Bloomberg se ky smartfon i ri, që pritet të quhet iPhone 12 dhe ta ketë rrjetin 5G, të lansohen në kohën e paraparë, derisa prodhimi i përgjithshëm nuk do të fillojë deri në shtator.

Në këtë formë, ky lajm dallon shumë nga njoftimet e mëparshme, se lansimi i iPhone 12 do të vonojë për shumë muaj, shkaku i mungesës së furnizimeve, si dhe shitjeve të dobëta të kohëve të fundit.

Raporti i Reuters, ka bërë të ditur se Apple e ka shtyrë lansimin e smartfonit me rrjetin 5G, por është thënë se megjithatë mund të lansohet në vjeshtë.

Bashkëpunimi i rëndësishëm që Apple e ka pasur me kompaninë kineze Foxconn, ka bërë që të mungojë furnizimi i duhur, andaj është dashur të gjendet një zinxhir i ri, për pajisjen me materialet dhe pjesët e duhura.