Holanda shënon 134 viktima të reja të Coronavirusit

Holanda shënon 134 viktima të reja të Coronavirusit

Autoritetet shëndetësore të Holandës njoftuan të mërkurën se në 24 orët e fundit janë shënuar 134 viktima të koronavirusit.

Kështu, numri i përgjithshëm i personave të vdekur nga virusi i ri në këtë vend ka shkuar në 1173 persona, shkruan “Reuters”.

Përpos viktimave, u regjistruan edhe 1019 raste të reja të infektimeve, duke e çuar në 13 mijë e 614 shifrën e përgjithshme të të prekurve.

Qeveria holandeze ka marrë masa të gjera për ta luftuar përhapjen e koronavirusit, përfshirë mbylljen e shkkolave, kafeneve dhe klubeve të sportit.

Ndryshe, shtetet evropiane që janë prekur më së shumti nga virusi i ri janë Italia, Spanja, Gjermania dhe Britania e Madhe.