Iran, 320 të vdekur si pasojë e helmimit me alkool

Iran, 320 të vdekur si pasojë e helmimit me alkool

Zëdhënësi i Ministrisë së Shëndetësisë së Iranit, Kiyanush Cihanpur konfirmoi se nga 6 marsi në Iran 3.117 persona janë helmuar me alkool të falsifikuar.

Së paku 320 persona në Iran kanë vdekur si pasojë e helmimit me alkool të falsifikuar që shitet në tregun e zi, ndërsa i cili, sipas zërave, “mbron nga koronavirusi”, transmeton Anadolu Agency.

Siç theksoi agjencia iraniane e lajmeve Fars, zëdhënësi i Ministrisë së Shëndetësisë së Iranit, Kiyanush Cihanpur konfirmoi se nga 6 marsi në Iran 3.117 persona janë helmuar me alkool të falsifikuar.

Cihanpur tha se 1.066 persona janë shtrirë në spital ndërsa 73 në mesin e tyre kurohen në kujdesin intensiv.

Duke thkesuar se deri tani kanë vdekur 320 persona si pasojë e helmimit me pije falsifikuara alkoolike, Cihanpur tha se 62 pacientë humbën shikimin.

Në provincën Fars, ndodhi pjesa më e madhe e vdekjeve si pasojë e helmimit me alkool, vijojnë Huzistani, Elburzi, Azerbajxhani Lindor dhe provica Ardabil.

Në kuadër të operacionit të cilin e organizuan forcat iraniane të sigurisë janë arrestuar shumë prodhues të pijeve të falsifikuara alkoolike ndërsa janë konfiskuar qindra litra alkool.