Siri, muajin e kaluar humbën jetën 145 civilë

Siri, muajin e kaluar humbën jetën 145 civilë

Sipas raportit të publikuar nga SNHR lidhur me humbjet e jetëve të civilëve, në sulmet dhe konfliktet muajin e kaluar në vend humbën jetën 145 civilë prej të cilëve 28 fëmijë dhe 16 gra.

Rrjeti Sirian për të Drejtat e njeriut (SNHR) njoftoi se gjatë sulmeve dhe konflikteve të përjetuara gjatë muajit mars në Siri humbën jetën 145 civilë, transmeton Anadolu Agency.

Në raportin për muajin mars të publikuar nga SNHR lidhur me humbjet e jetëve të civilëve, thuhet se në sulmet dhe konfliktet muajin e kaluar në vend humbën jetën 145 civilë prej të cilëve 28 fëmijë dhe 16 gra.

Forcat e regjimit të përbërë nga ushtria dhe forcat e sigurisë së regjimit të Bashar al Asadit si dhe nga grupet e huaja terroriste me mbështetje iraniane, kanë vrarë 36 civilë prej të cilëve 5 fëmijë dhe 3 gra.

Ndërsa në sulmet ajrore të avionëve luftarakë rusë, për periudhën në fjalë theksohet se kanë humbur jetën 19 civilë prej të cilëve 2 fëmijë dhe 7 gra. Ndërkohë që organizata terroriste YPG/PKK njoftohet se në rajonet që ka nën okupim ka masakruar 12 civilë nga të cilët 2 fëmijë.

Më tej thuhet se grupet e armatosura kundër regjimit kanë shkaktuar vdekjen e 2 civilëve, ndërkohë që nga palët e tjera janë vrarë edhe 76 civilë prej të cilëve 19 fëmijë dhe 6 gra.

Këtë vit në Siri kanë gjetur vdekjen gjithsej 707 civilë prej të cilëve 286 në muajin janar, 276 në shkurt dhe 145 në muajin mars.

Sipas raportit të rrjetit, theksohet se në mesin e personave që kanë humbur jetën muajin e kaluar, ndodhen 14 të vdekur si pasojë e torturave, 12 prej të cilëve nga torturat e regjimit.