Oman, shënohet vdekja e parë nga COVID-19
Sharr Travel

Oman, shënohet vdekja e parë nga COVID-19

Omani ka konfirmuar 18 raste të reja të koronavirusit, duke e çuar në 210 numrin e përgjithshëm me Covid-19.

Ministria e Shëndetësisë së Omanit ka njoftuar për rastin e parë të vdekjes nga koronavirusi në vend, ndërsa ka konfirmuar edhe 18 raste të reja, transmeton Anadolu Agency.

"Numri i përgjithshëm i të infektuarve të regjistruar në Sulltanat është rritur në 210, pasi janë regjistruar 19 raste të reja të infektimit", thuhet në një kumtesë të ministrisë të publikuar nga agjencia e lajmeve të Omanit.

Nga ministria thonë se deri më tani 34 persona janë shëruar nga virusi.

Dje, qeveria e Omanit u lejoi administratorëve të punojnë nga shtëpia, si pjesë e masave për të luftuar përhapjen e virusit.

Sipas Universitetit "Johns Hopkins" me qendër në SHBA, pasi u shfaq për herë të parë në Wuhan, Kinë, dhjetorin e kaluar virusi është përhapur në 200 vende dhe rajone të botës.