Qofte me thjerrëza, të lehta për t’u përgatitur në shtëpi

Qofte me thjerrëza, të lehta për t’u përgatitur në shtëpi

Koha që shpenzoni duke përgatitur receta gatimi nuk është asnjëherë e çuar dëm.

Jo vetëm qe perfeksiononi aftësitë tuaja, por kënaqni edhe të gjithë familjen me shije të mira në çdo vakt.

Kjo akoma më shumë merr vlerë, kur ushqimet që përgatisni janë të shëndetshme.

Njëjtë si receta ju këshillon të përgatisni sot.

Ndiqeni atë mëposhtë dhe imagjinoni të gjithë shijen e mirë që ky gatim në të vërtetë ka.

Përbërësit

400 gr thjerrëza të ziera

3-4 lugë thërrime buke

Vaj ulliri

Kripë

Rozmarinë

Trumzë

Piper i kuq

Përgatitja

Për të nisur me përgatitjen e kësaj recete, AgroWeb.org ju këshillon që të zieni fillimisht thjerrëzat, siç kemi theksuar edhe më sipër tek përbërësit.

Kur të jenë të ziera, vendosini brenda një mikseri dhe filloni t’i përzieni në shpejtësi maksimale.

Po aty shtoni dhe dy luge gjelle vaj ulliri teksa vazhdoni me përzierjen.

Këtë bëjeni derisa të shikoni që masa është kthyer në kremoze dhe kokrrizat janë shpërbërë.

Më pas hidheni kremin që duhet të jetë në formën e një brumi të trashë në një enë të thellë.

Shtoni aty edhe thërrimet e bukës dhe përzieni me anë të një luge, derisa masa të bashkohet mirë me njëra tjetrën.

Në fund sipas dëshirës shtoni erëzat që ju pëlqejnë.

Ne kemi zgjedhur romzarinën, trumzën dhe piperin e kuq.

Përzieni edhe një herë të fundit dhe filloni të bëni toptha të vegjël me duar.

Lyejini me pak thërrime buke sipër dhe vendosini në një tavë të shtruar me letër pjekje.

Bëjeni ketë me të gjithë masën e qofteve dhe renditini njëra pas tjetrës në tavë.

Me pas spërkatini me pak vaj ulliri dhe futini të piqen në temperaturë 180-190 gradë për 30 minuta.

Kur t’i nxirrni nga furra shijojini me salca të ndryshme apo me pak sallatë.