Përmbytje në Jemen, shpërngulen mbi 4.600 familje

Përmbytje në Jemen, shpërngulen mbi 4.600 familje

Raportet e Zyrës së OKB-së për koordinim të gjërave humanitare në Jemen tregojnë se reshjet e dendura më 24 dhe 25 mars goditën disa rajone të vendit.

Organizata e Kombeve të Bashkuara (OKB) njoftoi se për shkak të përmbytjeve në Jemen janë shpërngulur 4.625 familje, transmeton Anadolu Agency.

Raportet e Zyrës së OKB-së për koordinim të gjërave humanitare në Jemen tregojnë se reshjet e dendura më 24 dhe 25 mars përfshinë zonat Lahi, Aden, Abyan, Taiz, Ad-Dali, Al-Mahra dhe Hadhramaut.

Në raport thuhet se për shkak të reshjeve të dendura në Aden, janë përmbytur shtëpi dhe trafiku në qarkun Al-Mualla dhe Kraytar. Në Hadhramaut janë shembur disa shtëpi dhe ura ndërsa dëme kanë ndodhur edhe në rrjetet e ujësjellësit dhe sipërfaqen bujqësore.

Sipas të dhënave, 4.625 persona janë detyruar të braktisin shtëpitë e tyre.