Conte: Të planifikojmë rikthimin gradual në normalitet

Conte: Të planifikojmë rikthimin gradual në normalitet

Ne duhet të planifikojmë një kthim në normalitet, që duhet të bëhet gradualisht dhe duhet t’u lejojë të gjithëve, në perspektivë, të kthehen në punë të sigurt, deklaroi sot kryeministri italian, Giuseppe Conte në një takim ku ishte e pranishme edhe opozita italiane.

”Komiteti Shkencor dhe Teknik na fton të mos e largojmë vëmendjen. Ne duhet t’i  përmirësojmë më tej protokollet e sigurisë. Ky është angazhimi ynë”, theksoi ai.

“Maska dhe oksigjeni mungojnë, ka mijëra njerëz në vështirësi, faqja e internetit e INPS-së për marrjen e 600 eurove ndihmë ka dalë nga funksionimi… nuk ka asnjë ndihmë për ata që nuk janë në gjendje të paguajnë qira dhe fatura”, deklaroi ish-ministri i Brendshëm, Matteo Salvini, pjesë e opozitës.

”Ne presim përgjigje ose më saktë fakte”, theksoi ai.

”Me më shumë se 105 mijë të infektuar, mbi 77 mijë italianë ende pozitivë dhe pothuajse 12 500 të vdekur, Italia arriti kulmin e infeksionit për koronavirusin”, deklaroi ndërkohë kreu i Mbrojtjes Civile italiane, Angelo Borrelli.

”Por, ky kulm është një rrafshnaltë malore, përpara se të filloni të shikoni zbritjen”, theksoi ai.

”Situata në territoret veriore mbetet më dramatike, por jugu është akoma në rrezik, dhe askush nuk mund dhe duhet të mendojë se mund të largojë vëmendjen”, tha Borrelli.

Totali i bluzave të bardha që kanë humbur jetën në Itali arriti në 66./atsh/