Florida urdhëron kufizimin e përgjithshëm të popullsisë
BKT
   Bota

Florida urdhëron kufizimin e përgjithshëm të popullsisë

Guvernatori republikan i Florida-s, Ron DeSantis, urdhëroi sot kufizimin e 21 milionë banorëve të shtetit amerikan për të ngadalësuar përhapjen e koronavirusit.

Deri më tani, qarqet e shtetit kanë zgjedhur, nëse duhet të urdhërojnë apo jo izolimin dhe guvernatori, një mbështetës i vendosur i Donald Trump, ishte kritikuar për përgjigjen e tij të dobët ndaj epidemisë.

“Unë do të nxjerrë një dekret për të kufizuar lëvizjet dhe bashkëveprimet e floridanëve jashtë shtëpive të tyre. Përjashtimet do të zbatohen për shërbimet thelbësore”, tha ai.

Florida, shteti i tretë amerikan përsa i përket banorëve, është vendi ku banojnë më shumë të moshuar, një popullsi veçanërisht e rrezikuar nga COVID-19.

Florida numëron rreth 7 000 raste me koronavirus dhe 85 të vdekur.