Ministri i Shëndetësisë së Izraelit infektohet me COVID-19
BKT
   Bota

Ministri i Shëndetësisë së Izraelit infektohet me COVID-19

Ministri 71-vjeçar Yaakov Litzman është zyrtari më i lartë izraelit që është diagnostifikuar me koronavirusin dhe do të vazhdojë të ushtrojë detyrën e tij nga shtëpia.

Zyra e ministrit të Shëndetësisë së Izraelit, Yaakov Litzman, ka njoftuar se ministri dhe bashkëshortja e tij kanë rezultuar pozitiv në testet e koronavirusit, transmeton Anadolu Agency.

Përmes një kumtese, nga Ministria e Shëndetësisë thotë se 71-vjeçari Litzman dhe bashkshortja e tij ndihen mirë dhe ata do të pranojnë trajtim mjekësor duke qëndruar në izolim.

Në kumtesë gjithashtu thuhet se kryeministri Benjamin Netanyahu u informua rreth zhvillimeve.

Litzman është zyrtari më i lartë izraelit që është diagnostifikuar me koronavirusin dhe do të vazhdojë të ushtrojë detyrën e tij nga shtëpia.

Sipas Ministrisë së Shëndetësisë së Izraelit, numri i vdekjeve nga koronavirusi i ri, i njohur si COVID-19, është rritur në 26.