Afrikë, mbi 220 vdekje nga COVID-19
BKT
   Bota

Afrikë, mbi 220 vdekje nga COVID-19

Rastet në 49 vendet afrikane janë rritur në 6.213.

Numri i të vdekurve nga koronavirusi i ri (COVID-19) në kontinentin afrikan është rritur 25 persona në 24 orët e fundit, duke arritur në 221, transmeton Anadolu Agency.

Në njoftimin e bërë nga Qendra afrikane e Kontrollit dhe Parandalimit të Sëmundjeve, është bërë e ditur se rastet në 49 vendet afrikane janë rritur në 6.213.

Sipas qendrës, vendet më të prekura janë Afrika e Jugut, Egjipti, Algjeria, Tunizia, Burkina Faso dhe Kamerun, ndërsa deri më tani janë shëruar 469 persona.

Në Ruanda, ku deri më tani janë raportuar 82 raste, kabineti zgjati për dy javë orën policore.