Gjermani, pranohen mbi 100 pacientë me COVID-19 nga vendet e BE-së
BKT
   Bota

Gjermani, pranohen mbi 100 pacientë me COVID-19 nga vendet e BE-së

Spitalet gjermane kanë pranuar 113 pacientë të infektuar me koronavirus nga shtetet anëtare të Bashkimit Evropian.

”Nga pacientët, 85 vinin nga zonat e mbingarkuara në Francë, 26 nga Italia dhe dy nga Holanda”, thanë zyrtarë gjermanë për DPA-në.

Disa prej tyre u transportuan nga forcat ajrore gjermane.

”Ndërkohë, 81 shtretër të tjerë në të gjithë Gjermaninë janë rezervuar për pacientë nga Italia dhe 13 shtretër për pacientë nga Franca”, shtoi zyra.

Gjermania tha se gjithashtu i kishte ofruar Spanjës vende për pacientë të kujdesit intensiv, por qeveria spanjolle ende nuk është përgjigjur.

”Gjermania ka dërguar shtatë tonë furnizime shëndetësore, përfshirë ventilatorë dhe maska, në Itali”, po sipas kësaj zyre./atsh/